Olta Xhaçka: Duke e trajtuar çdo ditë si një 8 mars, gratë dhe vajzat do të arrijnë atë çka meritojnë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ka shprehur urimin e saj për festën e 8 marsit.
“Ndërkohë që gratë kanë arritur të fitojnë sot një përfaqësim e fuqi për të ndikuar në fatet e vendit, ana tjetër e medaljes është që gra e vajza anembanë vendit vazhdojnë të përballen me dhunë, abuzim e diskriminim. Dua t’i bëj thirrje çdo gruaje e çdo vajze që të vazhdojmë të punojmë, të luftojmë, sepse një shoqëri më e drejtë për gratë, është një shoqëri më e mirë për të gjithë. Dhe të mos harrojmë për asnjë moment, që e vetmja mënyrë sesi mund të arrijmë atë që meritojnë gratë dhe vajzat, është duke i kushtuar kauzës tonë çdo ditë, po aq vëmendje e po aq rëndësi, sa i kushtojmë në 8 Mars”, tha kryediplomatja shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

