Olta Xhaçka: Nuk ka asnjë centimetër tokë të përvetsuar nga toka publike

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e akuzuar nga PD për prona dhe shkelje ligji, sot ka folur krah kryeministrit.

Ajo tha: “Nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës, që ju ka humbur sensi politikë, të marrë vëmendjen që po merr sot, madje dhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme. Megjithatë, unë në respekt të opinionit publik e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Më bëhet qejfi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, që ky proces ka hyrë në binar institucional dhe do pres institucionet të flasin për cështjen dhe kam besim që do flasin ashtu sic duhet”, sqaroi Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?