Olta Xhaçka poston foton qeverisë së re: Mirënjohëse shqiptarëve dhe kryeministrit Rama për vlerësimin

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka falenderuar shqiptarët për besimin që i dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.

Xhçka ka postuar “foton e ditës” të kryeministrit Rama me kabinetin e ministrave, dhe falenderon kreun e qeverisë për vlerësimin për të vjuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

GatiPërShqipërinë
Mirënjohje qytetarëve shqiptarë për besimin që na dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.
Mirënjohëse Kryeministrit Rama për vlerësimin për të vijuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një kohë plot sfida e mundësi të jashtëzakonshme për diplomacinë shqiptare. Një përgjegjësi e madhe për të bërë më të mirën për Shqipërinë”- shkruan ministrja në postim.

SHKARKO APP