“Omicron” vijon të përhapet në Evropë, vendet raportojnë shifra të larta. Shqipëria pak raste

Virusi “Omicron” po frikëson krejt Europën.

Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali regjistruan një numër rekord rastesh më koronavirus, ndëra varianti “Omicron” vijon të përhapet lehtësisht.

Në Tiranë autoritetet shendetsore raportojnë pak raste me Omicron, por i druhen një përhapje të shpejtë për Festën e Vitit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën, Franca raportoi 104611 raste të reja me COVID-19, rekordi më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total numri infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në mbarë vendin ndodhen më shumë se 16 mijë pacientë të shtruar, dhe më shumë se 3 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive.

Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë marrë vaksinën.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, infeksionet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre – mesatarja më e lartë ditore e raportuar, mbi 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin “Omicron” të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin “Delta”. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se “Omicron” është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë “Delta”.

Pas rrezikut Omicron ka mundësi që autoritetet shendetësore shqiptare të anullojnë pas datës 3 janar 2022 çdo aktivitet politik dhe grumbullim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?