Omikron vështirëson udhëtimet në Europë

Nga DW-

Përhapja e variantit të ri Omikron ka rritur shqetësimin në Europë dhe shumë vende kanë shtrënguar masat. Kudo udhëtimet këtë fundvit nuk do të jenë të lehta. Gjermania pritet të shtrëngojë masat e hyrjes. 

Shqetësimi para përhapjes së variantit Omikron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi të shtunën, (18.12.) kërkuan nga federata që të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Gjermani për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA, se “nëse hyrja në vend bëhet më e sigurtë, kjo ndihmon që të mos përhapet kaq shpejt varianti Omikron.” Shoqëria Gjermane e Spitaleve paralajmëroi nga krijimi i gjendjes së emergjencës në klinika.

Pas konsultimit, ministrat e landeve kërkuan nga federata që në të ardhmen nga mosha 6 vjeç të kërkohet një test PCR negativ para hyrjes në Gjermani, e ky nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Testi antigjen nuk duhet të pranohet më pas kësaj. Kërkesa  e tyre zgjerohet; testi PCR duhet kërkuar edhe nga ata udhëtarë që hipin vetëm në një aeroport gjerman. Kreu i konferencës së ministrave të Shëndetësisë, Klaus Holetschek (CSU), tha se “pasagjerët rrinë ulur me orë në një avion, dhe virusi nuk bën dallim mes pasagjerëve që janë tranzit ose vetëm dalin nga aeroporti”.

Austria ashpërson masat

Austria po ashpërson masat për të ulur përhapjen e variantit Omikron në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Vjenë, nga e hëna (20.12) në vend mund të hyjnë vetëm qytetarë me vaksinim tri herë ose të shëruarit nga Corona. Kush nuk ka marrë vaksinën përforcuese duhet të paraqesë një test PCR. Ndryshe udhëtarët duhet të futen në karantinë. Ajo merr fund, nëse pas udhëtimit kryhet një test PCR, i cili del negativ. Nga rregullorja përjashtohen shtatzënat dhe persona që nuk munden për arsye shëndetësore.

Nga ana tjetër Zvicra po i lehtëson masat. Por duhet theksuar, se në këtë vend nga fillimi i dhjetorit ka qenë në fuqi rregullorja për hyrjen vetëm me test PCR edhe për të vaksinuarit, nga 20 dhjetori mjafton vetëm një test i shpejtë antigjen 24 orë më parë për të hyrë në Zvicër. Të vaksinuarit e të shëruarit nuk kanë nevojë të bëjnë një test të ri të dytë pas katër osë shtatë ditësh. Rregullorja mbetet në fuqi për të pavaksinuarit.

Schweiz | Grenzkontrollen

Ndërkohë qeveria gjermane ka shpallur zona të reja të rrezikut të lartë të virusit. Nga e diela Danimarka, Norvegjia, Franca dhe Andorra janë në listën e zonave të rrezikut, bëri të ditur Instituti Robert Koch. Kjo vlen edhe për Libanin. Kush vjen nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është i vaksinuar plotësisht apo i shëruar, duhet të futet 10 ditë në karantinë në Gjermani, dhe vetëm pas pesë ditësh mund të lirohet me një test negativ.

SHKARKO APP