”Omonoia” protestë pro Fredi Belerit, i pranishëm edhe kryebashkiaku i Athinës
Të hënën e 14 gushtit, në Himarë do të mbahet një protestë pro kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën, i cili ndodhet edhe në paraburgim.
Protesta organizohet me iniciativën e kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe organizatës “Omonoia”, në orën 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit. Mitingu vjen si pasojë e skadimi të afatit 3-mujor të parashikuar nga Ligji Zgjedhor.
Mediat greke shkruajnë se kryebashkiaku i Athinës do të jetë ndër folësit në këtë aktivitet në mbështetje të Belerit. “Ne qëndrojmë përkrah kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Demokracia nuk burgoset!”, është shprehur më parë Bakojanis për demokratin Beleri.
Kurse sot deputeti grek Angelos Syrigos takoi në paraburgim Belerin, dhe në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.