Vuçiç takon Ramën në OKB dhe shkruan: Me mikun tim!

Para çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim të shkurtër.

Ka qenë Vuçiç ai që ka postuar një foto me kreun e qeverisë shqiptare në rrjete sociale, të cilin e prezanton si mikun e tij. Në Instagram, Vuçiç shkruan se ”Open Balkan” është e ardhmja e rajonit.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.

SHKARKO APP