“Open Balkan” nuk po nxit shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Nisma rajonale “Open Balkan” të grupit Tiranë-Beograd-Shkup, nuk po prodhon efektet e pritura, së paku në aspektin ekonomik. Një ditë para mbledhjes në Tiranë së udhëheqësve politikë të tre vendeve, iniciativa s”ka nxitur shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Të dhënat më 11 muajt e këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka mbetur në nivele të njëjta edhe me periudhën e para firmosjes së nismës.

Ndryshimi i vetëm është se vendi ka thelluar deficitin tregtar me dy shtetet fqinje, duke u paraqitur inferiore si me Serbinë ashtu edhe me Maqedoninë e veriut.

SHKARKO APP