”Open Balkan”, Rama: Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë, as kinezë apo rusë!

Nga Podgorica ku u nënshkruan 10 marrëveshje me qeverinë e Malit të Zi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe se pas projektit të ”Open Balkan” nuk fshihet asnjë dorë e fshehtë.

Po ashtu Rama mohoi që pas këtij projekti të ketë kinezë, rusë, marsianë, as gjermane madje. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se Ballkani i Hapur është nismë për të jetësuar e zbatuar parimet e procesit të Berlinit.

”Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, asnjë. Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë as rusë as marsianë as gjermane madje, Ballkani i Hapur është nismë e jona për të jetësuar, implementuar e zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit”, tha Rama.

SHKARKO APP