Operacion në 4 shtete! Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë dhe pastronte para, lëshohen 38 urdhër-arreste
Një superoperacion i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, dhe janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë.
Sipas njoftimit, arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë e Mal të Zi.
Gjithashtu është urdhëruar konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.
Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë “zinxhiri i furnizimit” të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias.
Ndërkohë bëhet me dije se në lidhje me këtë operacion, janë lëshuar urdhër-arreste edhe në Vlorë, por ende nuk ka më shumë detaje.
Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit.
Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.
KOHA JONË SONDAZH

