Operacionet dhe arrestimet në Shqipëri, reagon ambasadori i BE-së

Pas operacioneve të djeshme të Policisë së Shtetit, përqëndruar në disa qytete të vendit vjen reagimi i ambasadorit të BE-së, në vendin tonë, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, ai vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe thekson se tashmë pret të shohë edhe vazhdimin e ndjekjeve penale dhe dënimeve.

be

Swiss Digital Desktop Reklama

“”Ne mirëpresim operacionin masiv anti droge të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ne nje operacion antidrogë në Shijak dhe Durrës prangosi tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Ne pranga u vune Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?