Operacioni “La Pampa” në Spanjë dhe Ekuador/ Ministri Balla: Sapo mora përgëzim për kontributin e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me operacionin “La Pampa” të zhvilluar në Spanjë dhe Ekuador.

Si pasojë është goditur një rrjet i rëndësishëm i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së, ku janë arrestuar 31 persona, sekuestruar 25 automjete, 109 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe 3 milionë cash.

Balla shprehet se sapo ka marrë përgëzime për rolin e Policisë së Shtetit për kontributin në këtë operacion, që u zhvillua falë bashkëpunimit të suksesshëm mes EUROPOL dhe INTERPOL.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i ministrit Balla:

Swiss Digital Mobile Reklama

🇦🇱 Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit🇦🇱👮‍♀️👮 dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së. Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?