Operacioni në 4 shtete me 38 urdhër-arreste, arrestohen 5 punonjës policie dhe 1 prokuror

Mes zyrtarëve të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës janë 5 efektivë policie dhe një prokuror.

Sipas News24 bëhet fjalë për prokurorin Maksim Sota, i cili është në arrest shtëpie.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

SHKARKO APP