”Operatorët e PS në qendrat e votimit me “rol kriminelësh””, Berisha bën thirrje për mosbindje civile

Java për Sali Berishës vijon me akuza për zgjedhjet e 14 Majit, ku opozita fitoi në vetëm 7 bashki, përkundrejt PS-së që fitoi në 53 bashki. Nga selia blu, Berisha publikoi një video nga ajo që e quan “farsë elektorale”. Sipas Berishës, në Elbasan operatorët socialistë në qendrat e votimit kanë pasur një “rol prej kriminelësh” dhe kanë kontrolluar votën e qytetarëve.

“Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha, i cili ftoi shqiptarët që të përballen “me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara”.

Po ashtu Berisha theksoi se zgjedhjet nuk do njihen dhe se shqiptarët do të vendosin të drejtën e tyre legjitime në protestë. “Këto zgjedhje nuk njihen kurrë, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime, kushtetuese për ët votuar të lirë, njëlloj si kombet e tjera të Europës”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP