Operatorët turistikë në Durrës në prag falimenti. 80% e biznesit në kushte mbijetese
Ekonomisti dhe anëtari i LSI në Durrës, Vasil Zaho, deklaron se operatorët turisktikë në qytetin bregdetar janë në prag falimenti, ndërkohë që shton se 80 për qind e bizneseve të këtij sektori janë në kushte mbijetese.
Në një postim në Facebook, ekonomisti Zaho thekson se “Duhet mbështetje për biznesin e Durrësit sidomos për sektorin e turizmit dhe ato të lidhura me të. Më 2️⃣5️⃣ prill qeverisja e re do ketë politika fiskale të favorshme dhe në mbrojtje të biznesit, veçanërisht duke stimuluar sektorin e turizmit i cili është tejet i rëndësishëm për Durrësin“.
Postimi i plotë në Facebook
Operatorët turistik në Durrës në prag falimenti.
⭕️ 80% e biznesit në sektorin e turizmit në Durrës në kushte mbijetese.
⭕️ 50% prej tyre deklarojnē mungesë të likuiditetit.
⭕️ Pamundësi për të shlyer taksat.
⭕️ 40% prej tyre kanë shkurtuar stafin dhe janë detyruar të ulin pagat për punonjësit.
⭕️ 36% prej tyre kanë përdorur kursimet e tyre për përballimin e situatës
⭕️ Pjesa tjetër kanë marrë hua nga të afërmit ose kredi bankare.
⭕️ Pjesa më e madhe deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
⭕️ Operatorët turistik në prag falimenti.
➡️ Duhet mbështetje për biznesin e Durrësit sidomos për sektorin e turizmit dhe ato të lidhura me të.
Më 2️⃣5️⃣ prill qeverisja e re do ketë politika fiskale të favorshme dhe në mbrojtje të biznesit, veçanërisht duke stimuluar sektorin e turizmit i cili është tejet i rëndësishëm për Durrësin.