Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, Kuvendi: Do publikohet sipas rregullave
Zyra e Shtypit e Kuvendit ka reaguar lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes së PS-së Olta Xhaçka.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë.
“Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali. Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij. Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Kurse grupi parlamentar i PD-së thotë se një lajm i tillë, që Komisini thotë se deputetët nuk duhet të drejtohen sesi të votojnë është i pavërtetë, ndërsa akuzohet Zyra e Kryetares së Kuvendit që e ka prodhuar dhe e ka shpërndarë.