Opinioni i Venecias për 30 Qershorin, Kume: Nuk e ka zgjidhur ende problemin

Komisioni i Venecias i rikujtoi sot Gjykatës Kushtetuese se nuk ka kompetencë të gjykojë për zgjedhjet lokale të 2019. Por ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume mendon ndryshe, pasi ai thekson se Opinioni i Venecias nuk e ka zgjidhur ende problemin.

“Venecia ndodhet në të njëjtat nivele të të shprehurit të opinionit të saj. Venecia i ka qëndruar strikt përgjigjes së 3 pyetjeve. Ky komision ka dhënë argumentin e tij me atë që kërkohet dhe atë që mundëson legjislacioni ynë.

Ndaj, për mua nuk është se ajo që është dhënë në opinionin e Komisionit të Venecias përbën ose mund të konsiderohet se problemi u zgjidh. Jo.

Në fund, është Gjykata Kushtetuese që jep vendimin përfundimtar për këtë çështje”, u shpreh Kume për ”A2cnn”.

SHKARKO APP