Opinioni në Venecia, 42 kundërshtimet e PD
Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, opinionin e saj për amendamentet kushtetuese të hartuara nga mazhoranca, të cilat do t’i përcillen pranë Komisionit të Venecias si shoqëruese të draftit për reformën në drejtësi.
“Projekt Amendamentet që po i paraqiten për mendim final janë produkt i një procesi të njëanëshëm, jokonsensual dhe pa marrë parasysh vërejtjet, shtesat dhe zgjidhjet racionale të Opozitës parlamentare”.
Në materialin me 74 faqe, ekspertët e PD-së përmes 42 vërejtjeve kundërshtojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
“Nëpërmjet kësaj dispozite dhe dispozitave tranzitore, siç e evidenton rrezikun edhe Opinioni i Ndërmjetëm, mazhoranca synon ti ndërpresë mandatin të gjithë anëtarëve ekzistues, dhe ti zëvendësojë ata me persona të emëruar me formulën e re, duke treguar qartësisht se qëllimi i reformës është kapja dhe përfitimi politik i momentin”.
Opinioni i PD-së ka në thelb luftën kundër korporatizmit dhe mekanizmat konkretë kundër korrupsionit.
Opinioni i PD i bashkangjitet atij të LSI dhe draftit të ekspertëve të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

