Opitz krah Veliajt: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se në Berlin

Gjatë përurimit të pesë godinave të reja që i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë, përfaqësuesi i Bankës për Zhvillim KfW, Stephan Opitz tha se konviktet e reja janë me standarde më të larta edhe se konviktet në Berlin.

“Tani që shoh standardet, me të vërtetë ndihem pak xheloz; mbaj mend kur qëndroja në konvikt në Berlin, kur fillova studimet, kjo në fakt është shumë herë më e suksesshme në standarde. Pra, ju të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga qeveria gjermane, përmes bankës KfW, ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti, punë e cila po vijon edhe me objektet e tjera.

SHKARKO APP