Opozita akuza ministrit Ahmetaj se ka fokusuar në duart e veta konçesionet

Opozita akuza ministrit Ahmetaj se ka fokusuar në duart e veta konçesionet

Deputeti demokrat ka akuzuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj se ka fokusuar në duar e tij të gjitha koncesionet. Kjo deklaratë është bërë ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku  janë diskutuar ndryshime ligjore që parashikojnë kalimin e dhënies së autorizimeve të ndryshme për biznesin nga QKL.

Deputeti demokrat ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj se ka fokusuar në duart e veta të gjitha dhëniet e konçesioneve. Helidon Bushati deklaroi se tashmë Ministria e Zhvillimit Ekonomik është kthyer në One Stop Shop të dhënies së konçesioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Sot ministri Ahmetaj e ka kthyer Ministrinë e Ekonomisë në një One Stop Shop për konçesionet. Vetë dalja e tij e fundit në mënyrë antiligjore “hajde tek ne se ne kryejmë punë”, duke marrë kompetencat e ministrive të tjera, de fakto e ka shndërruar ose do që ta shndërrojë në mënyrë të parregullt dhe antiligjore Ministrinë e Ekonomisë në një One Stop Shop për koncesionet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi, deklaroi se tashmë çdo proçedurë është transparente.

 “Çdo letër që i drejtohet institucionit të kryeministrit merr përgjigje, pavarësisht nga kush vjen, nga cila zonë e Shqipërisë vjen. Ndërkohë janë me dhjetëra, qindra letra të cilat i drejtoheshin kryeministrit që ngeleshin pa përgjigje. Ndërsa për pjesën e konçesioneve e ka dhënë verdiktin populli”.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar më pas një ndryshim në projektligj ku parashikohen më shumë lehtësira për biznesin në marrjen e autorizimeve i cili  u mbështet edhe nga opozita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?