Opozita bllokadë Ramës në Parlament, zbulohet skenari i protestës

Pas protestës në seancën plenare të së hënës, nesër sërish para Parlamentit do të ketë protestë, ku do të rrethojnë parlamentin ku bëhen seancat plenare.

Deputetët opozitarë në protestën e nesërme nuk do të lejojnë kryeministrin Rama të futet në Kuvend.

Kjo është një pjesë e skenarit që zbuloi kryedemokrati Sali Berisha këtë të mërkurë.

Një tjetër zhvillim është se Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Nesër Garda nuk do lejojë futjen e tyre në sallë. Por informacionet janë se këtë të enjte mund të ketë konfrontim fizik mes opozitës dhe policisë. Berisha nuk dihet se kur do të kërkojë që populli opozitar të futet me forcë në parlament.

Ndërkohë policia do të jetë më e madhe në numër këtë të enjte, pasi informacionet janë se turma do të sulmojë kordonin policor.

SHKARKO APP