Opozita do konsensus për hapjen e listave 100%, por Gjiknuri refuzon dhe kërkon disa herë mbylljen e mbledhjes

Damian Gjiknuri i PS refuzon propozimin e PD për hapjen e listave 100%. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se përfaqësuesi i mazhorancës kërkon disa herë mbyllje të mbledhjes duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.

Opozita e Bashkuar ndërkohë kërkon një konsensus për propozimin me 6 pika që ka hedhur sot në tryezë. Për më tepër ajo bën të qartë nëpërmjet përfaqësuesve të saj, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili se është propozimi i saj që jep zgjidhje konkrete për hapjen e listave 100% që shqyrtohet nga Këshilli.

Por ndërkohë Opozita paralajmëron edhe se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimet kushtetuese, por hidhet në erë konsensusi i arritur më parë dhe dy marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit që janë të domosdoshme për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej më shumë se 3 orësh mbledhja brenda Këshillit Politik vijon teksa nesër në parlament ndryshimet kushtetuese votohen nga deputetët brenda Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?