“Opozita e nxori qeverinë nga Parlamenti. Rama nuk e donte marrëveshjen”
Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore duke thënë se opozita e arriti një qëllim, të nxjerrë mazhorancën nga parlamenti dhe pse Rama nuk e donte këtë bashkëpunim. Mustafaj shprehet gjithashtu se Shqipërisë i duhen ‘Listat e Hapura’, pasi ka përmendur se me këtë sistem zgjedhor disa deputetë nuk bëjnë fushatë se janë të fituar, disa të tjerë nuk bëjnë fushatë se janë të humbur. Po ashtu ai përmend dhe një rast kur PD nuk mbushte dot listat për shkak të moskonkurrencës.
“Të them të drejtën, jam idhtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyrë të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme siç ndodhi në Shqipëri. Pas ikjes së opozitës nga parlamenti. Jam idhtar i pjesëmarrjes së PD në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe Zgjedhorja. Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës. Është arritur një qëllim, dashje pa dashje e mazhorancës pavarësisht dëshirave të Ramës që nuk e ka dashur bashkëpunimin me opozitën. Opozita e nxori problemin nga parlamenti që me një pseudo- opozitë mazhoranca donte të mbante parlamentin në këmbë”,- tha Mustafaj.
Ai shtoi se “kam pritur një përmbysje të madhe të ligjit zgjedhor dhe kuadrit ligjor që nevojitet për zgjedhjet. Kam pritur që të ndryshojë sistemi dhe të ndërtohet një kuadër ligjor për një sistem. Opinioni publik e ka humbur besimin tek sistemi. Votuesit apo masa e kanë humbur besimin. Kam biseduar me Bashën, për pritshmëritë që ka ai për sistemin. Ai nuk ka qenë për ndryshimin e sistemit. Argumentet e tij kanë qenë disa, si nuk mund të inkuadrojmë të rinjtë në parlament”.