Opozita e përçarë, Meta: Të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit

Duke parë që opozita është e përçarë dhe jo kompakte, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se duhet të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit.

”Është me rëndësi që e gjithë opozita të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballuar një situatë ku një grup i strukturuar kriminal kërkon të shndërrojë të gjithë shoqërinë në një shoqëri të strukturuar”, tha Meta.

Nga ana tjetër Meta theksoi se nuk ka për qëllim të bëjë kritika për opozitën, por shton se fuqizimi i opozitës është në interes të saj për të balancuar sa më shpejt kapjen e shtetit.

I pyetur për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës, Meta tha se të gjithë e dinë se kush i jep lejet dhe se duhet të ketë një reagim më të fortë. A do të ketë protesta kundër ndërtimit të kësaj kulle? Meta u shpreh se ”ne kemi protestuar gjithmonë dhe do vijojmë të protestojmë. Por kjo nuk mund të na heqë foksin nga kryeafera e shekullit, inceneratorëve”.

SHKARKO APP