“Opozita” e re bojkoton Kuvendin, mund të djegin dhe mandatet

Opozita parlamentare, ose siç njihet ndryshe e “Pazarit të Milotit” ka kundërshtuar marrëveshjen mes PS dhe opozitës reale për reformën zgjedhore. Në seancën e sotme parlamentare deputetët e kësaj “opozite”, Halit Valteri dhe Myslim Murrizi tentuan të zaptojnë me forcë foltoren e Kuvendit pas fjalës së kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu disa minuta seancën për të normalizuar situatën. Ndërkohë deputetët e opozitës së re kanë bojkotuar të gjithë seancën e ditës së sotme, si formë reagimi ndaj qëndrimeve të PS-së.

Burime pranë deputetëve të opozitës thanë se ata janë të vendosur që të mos lejojnë miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që u nënshkruan në Ambasadën amerikane mes PS, PD dhe LSI. Deputetët gjasme opozitarë thonë se do të djegin mandatet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?