Opozita e re e përçarë, asnjë siguri për 84 kartona jeshilë për Kodin Zgjedhor
PS dhe opozita e re, edhe pse do të shkojnë këtë të enjte në Kuvend, në një seancë ku pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit në lidhje me Reformën Zgjedhore, ende nuk i kanë 84 kartona jeshilë.
Murrizi: Firmosëm për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese. Jemi kundër pikës së parë.
*I lë fjalën Musait shkon dhe merr marrëveshjen.
Stojku: Të gjithë kemi bërë lëshime.
Pyetje: Do ta votoni Kodin Zgjedhor?
Stojku: Për kujtëse ky është fundi i një procesi të gjatë. Ne nuk kemi ndërprerje në konsensusin tonë. Në këtë moment që po flasim, do të votojmë marrëveshjen e 23 korrik e Reformës Zgjedhore, shpresojmë të merren këto 84 vota.
Pyetje: Pse Murrizi tha që nuk e votojmë?
Stojku: Ai është grup tjetër. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare, të tjerë janë nga grupet e pavarur. Secili deklaron mendimin e grupit. Murrizi ka marrë dakordësi nga grupi i tij, për pikat e tjera por jo për të parën. Ne nuk i detyrojmë anëtarët e grupeve tanë.
Pyetje: Të gjithë deputetët tuaj do të votojnë?
Musai: Nuk është çudi që disa prej tyre mos t’a japin votën.