Manjani: Duhet bashkim kundër Ramës dhe monizmit të tij

Ish-ministri i Drejtësisë nga LSI-ja, Ylli Manjani, ka komentuar largimet e ish-deputetëve nga LSI-ja e Beratit. Sipas Manjanit, teza politike që një parti opozitare është eksperiment dhe se për këtë shkak duhet vendosur monizmi e ndaluar rotacioni politik, është e rrezikshme. ”Ajo fjalë janë tezë politike që ka hartuar monisti Edvin që kërkon të sundojë në këtë vend derisa të ketë frymë. Miqve të mi në Berat e kudo, që kanë zgjedhur të braktisin opozitën sepse e konsiderojnë “eksperiment”, njerëzisht ju uroj suksese në karrierën politike”,-shkruan Manjani në facebook.

Postimi i plotë

Mbetem ende i bindur se çdokush ka të drejtë të zgjedhë cilindo grupim politik që dëshiron. Në një shoqëri të lirë kjo nuk duhet të jetë problem. Kjo vlen edhe për 2 miqtë e mi ish-deputetë të LSI në Berat. Teza politike që “një parti opozitare është eksperiment dhe se për këtë shkak duhet vendosur monizmi e ndaluar rotacioni politik”, është e rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk po i hyj as arsyetimit se nëse partia nga ikin paska qenë “eksperiment”, i bie që edhe ata vetë ishin eksperiment. Nuk po i hyj sepse ata nuk janë autorët e fjalëve që artikulojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo fjalë janë tezë politike që ka hartuar monisti Edvin që kërkon të sundojë në këtë vend derisa të ketë frymë. Miqve të mi në Berat e kudo, që kanë zgjedhur të braktisin opozitën sepse e konsiderojnë “eksperiment”, njerëzisht ju uroj suksese në karrierën politike!

I ftoj të përpiqen të kuptojnë se rrjeshtimi kundër rotacionit dhe pro monizmit është eksperimenti më i rrezikshëm i mundshëm. Ky eksperiment nuk ka të bëjë më me partinë, por me Shqipërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?