”Opozita është qorre”, ish-presidenti Moisiu: Rama punon. SPAK të marrë masa për Berishën

Ish-presidenti Alfred Moisiu, teksa flet për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit, u ndal te qeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama ka gabime, por punon, ndërsa sipas tij opozita “është qorre”. Për punën e SPAK-ut, ai tha se po bën punë shumë të mirë, por se do duhej të godasë më fort.

“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë qorra fare. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ai ndër të tjera i ftuar këtë të hënë në ”Breaking”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?