Opozita i jep fund bojkotit, Fleckenstein: Ditë e shënuar për Shqipërinë

Europa vlerëson marrëveshjen mes partive politike në Tiranë dhe rikthimin e Opozitës në Parlament. Pas firmosjes së rezolutës mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës, mbrëmë në mesnatë, ka reaguar në  profilin e tij “Facebook” edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili negocoi për arritjen e kësaj marrëveshje dhe e a vlerësuar firmosjen e saj si tepër të rëndësishme. – “Sapo mora mesazhin, se edhe Partia Demokratike ka nënshkruar rezolutën e përbashkët që do ta kthejë nesër në parlament. Një ditë e madhe për Shqipërinë! Faleminderit të gjithëve që mundësuan më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk ishin të pavlefshme. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë miqve shqiptarë”, – përfundon eurodeputeti Knut Fleckenstein. Edhe një herë tjetër Europa po tregon se me përpjekjet e saj kërkon që në Shqipëri të ketë normalitet, demokracia të funksionojë siç duhet dhe populli shqiptar të jetë sa më i qetë.   

SHKARKO APP