Opozita kërkon mbylljen e Reformës Zgjedhore më 31 maj
Këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit Politik, përfaqësuesit e opozitës Oerd Bykykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së kanë pasur 3 kërkesa. Sipas zyrës së shtypit, opozita kërkon mbylljen e Reformës më 31 maj.
3 janë kërkesat e opozitës
Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri më 31 maj. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.