Opozita me një kandidat në zgjedhje, Berisha shpall Bashën ”non-grata”. Ka një paralajmërim për Alibeajn
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga jashtë sallës së Kuvendit, foli për mediat në lidhje me zgjedhjet lokale 2023, ku thekson se mbetet i hapur për negociata, si edhe tregoi se vijojnë takimet me grupin e Alibeajt.
“Do të takoj të gjitha forcat politike kundër Edi Ramës. Çdo deputet që ka dëshirë të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Nuk do të ketë, kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese. Do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin. Ne po sjellim ndryshim. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë.
Çdo deputet apo qytetar që mendon që i ka gjitha cilësitë për të qenë qytetar, i parë. Të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen edhe takime. Paloka po merret intensivisht për këtë. Janë të hapur dyer e komunikimit. Nëse duan që përmes një mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. Ne duhet të shpëtojmë në zgjedhje dhe garë. Nuk është një garë që e drejton PD por e përcaktojmë primaret. Formë më demokratike dhe civile se një garë e hapur nuk mund të ofrojë askush. Dhe ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do sjellim ndryshimin“.
Po ashtu Sali Berisha thotë se të gjithë mund të marrin pjesë në primaret për zgjedhjet lokale 2023, por përveç një emri, të cilën ai e shpall “non-grata”. Po ashtu Berisha foli edhe për vendimin që do të japë Gjykata e Apelit më 3 nëntor për fatin se kujt i takon PD-ja.
“Të gjithë të ftohen përveç njërit, e merrni me mend vetë ju mos më bëni të përmend emra. Unë i them Zotit Alibeaj që nuk është e përshtatëshme që të bëhet zëdhënësi i tij”- tha Berisha.