”Opozita në këtë gjendje të mos futet në zgjedhjet e 2025”, Sula: Duhet një figurë e re për kryetar

Deputeti i demokrat, pjesë e grupit të PD-së së vulës, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD-ja nuk i duhet një kryetar për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore. Për të duhet një fytyrë e re në PD.

“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar. Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.

Edhe pse me debate dhe dhunë verbale në mbledhje, Kryesia e PD-së zyrtare vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 qershor dorëzohen kandidaturat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?