Opozita proteston para Kuvendit, kërkon largimin e Metës

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë nisur paraditen e sotme protestën e paralajmëruar para godinës së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë seanca plenare e radhës.

Protestuesit vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për largimin e Ilir Metës nga posti i kryetarit të parlamentit, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi se ka porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat, Mëhill Fufi.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e qetë dhe normal të protestës, e paralajmëruar një ditë më parë nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?