Opozita shpalli mbrëmë LISTËN FITUESE

Partitë kryesore që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit kanë hedhur dje në fushën e betejës politike ekipet me të cilat synojnë të marrin fitore. Listat e para u dorëzuan në KQZ nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cili sipas ligjit dorëzoi 140 kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhje. Partia Socialiste prezantoi në orën 18:00 vetëm 12 emra që do të jenë në krye të qarqeve duke lënë lëvizjet e fundit dhe sherret brenda PS për në mesnatë dhe orët e para të ditës së sotme. Partia Demokratike prezantoi një pjesë të kandidatëve në orët e para të mbrëmjes,  ndërsa lista zyrtare u dorëzua para orës 24:00.  Pavarësisht shtesave në minutën e fundit, ushtritë janë hedhur në fushë dhe parimet kryesore mbi të cilat janë ndërtuar listat krijojnë idetë e para për atë që do të prodhojë 25 prilli. Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në këto zgjedhje të luajë ose për të gjitha ose për asgjë dhe ka hartuar një listë që ngjan si eksperiment politik. Në krye të listave ka vendosur, përveç Erion Braçes, 12 gra dhe vajza shumica e të cilave nuk kanë lidhje me politikën dhe aq më pak me PS. Duke përjashtuar Lindita Nikollën, Milva Ekonomin dhe Mirela Kumbaron, në qarqet e tjera janë njerëz pa identitet politik dhe që socialistëve nuk u thonë asgjë. Eksperimenti tjetër i Edi Ramës është vendosja e deputetëve dhe ministrave që i ka me sy të mirë në zonën e “zjarrit”, pra në renditje ku PS edhe mund të mos marrë deputet. Në këtë mënyrë synon që ministrat ti angazhojë me mish dhe shpirt në fushatë. Kjo mund të jetë produktive për sondazhet e PS, por rrezikon të lerë gjithë ministrat jashtë parlamentit. Eksperimenti i tretë i Edi Ramës është se numri i të dorëhequrve, larguarve dhe të përjashtuarve nga PS  është shumë herë më i madh sesa ai i hyrjeve të reja. Musa Ulqini, Ditmir Bushati, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadri Abazi, Alfred Peza, Eglantina Gjermeni, Adnor Shamti dhe një sërë emra të tjerë të grupit parlamentar dhe sekretariatit të PS kanë mbetur jashtë kandidimit. Rama thotë se u dorëhoqën, por fakti është se atyre u propozua të ishin në lista humbëse dhe zgjodhën që më mirë të iknin me nder. Me kaq shumë largime nga PS, me emra të rinj pa identitet dhe me emra ministrash dhe ish-ministrash që kanë më shumë akuza për korrupsion sesa vite karrierë në PS, lista e Edi Ramës ngjan si ekipi i dështimit të 25 prillit. Është një eksperiment rilindas që dihet si do të përfundojë, ku deputet do të jenë njerëz që nuk dinë çfarë bëjnë në PS dhe njerëzit me të cilët Edi Rama ka siguri se nuk i rrezikohet partia dhe nuk e prek drejtësia. Krejt ndryshe paraqitet lista e opozitës, PD dhe LSI. Lëvizja Socialiste hyn në garë me emrat kryesorë që kanë përballuar opozitën e vështirë katër vjeçare dhe me prurje të reja nga shoqëria civile. Mjafton të përmendim faktin se në renditjen fituese të LSI janë; 9 pedagogë, 28 juristë, 24 ekonomistë, 9 avoketër, 16 mjekë, 8 mësues, 10 studentë, 10 inxhinierë, sipërmarrës dhe përfaqësues nga gjithë shtresat e shoqërisë.  Në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, që janë dhe qarqet me më shumë mandate, por dhe në gjithë vendin, lista e LSI ka gërshetimin e qëndrestarëve në opozitë dhe prurjeve të reja që garanton sukses.

Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës ka përzgjedhur me kujdes emrat që do të zhvillojnë betejën kryesore në 25 prill. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të hapë partinë duke ofruar pranë saj emra të njohur të jetës publike, si profesori dhe publicisti Agron Gjerkmarkaj apo dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka. Lista e PD ka një gërshetim mes emrave që kanë mbajtur këto 8 vite peshën kryesore në jetën politike të vendit në kampin opozitar, si dhe emra të rinj që vijnë si përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësojnë modelet më të mira qytetare. Debati i listave nuk mbyllet në një ditë, por prezantimi i parë i tyre tregon frymën që ekziston në dy kampet. Opozita ka nxjerrë në betejën elektorale figura më të spikatura dhe njerëzit që nuk janë përfolur për asnjë aferë. Ndërkohë Rilindja dha që dje sinjalin e parë të humbjes duke futur emra anonimë në garë, me kriterin e vetëm besnikërinë ndaj kryetarit dhe emrat që me kryetarin i mban të lidhur vetëm frika e aferave të 8 viteve keqqeverisje.

Mili Xhani

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?