Opozita sot protestë para Bashkisë së Tiranës, paralizohet qendra e kryeqytetit

Këtë të premte, Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kanë njoftuar për zhvillimin e një tjetër proteste.

Opozita pritet të mblidhet në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës dhe kjo është protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Ndryshe nga 11 protestat e mëparshme, sot demokratët do protestojnë zyrtarisht pas 3 vitesh me flamurin e Partisë Demokratike të rikthyer, sipas tyre, në shtëpi, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën grupimit të Rithemelimit, të drejtuar nga ish-kryeministri në arrest shtëpie, Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq edhe sot pritet të ketë një numër të madh të efektivëve të policisë, të cilët do të krijojnë gardhin në mbrojtje të institucionit vendor, ndërsa të gjithë akset rrugore të kryeqytetit që të drejtojnë tek bashkia do të jenë të bllokuara për lëvizjen e automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?