Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive të buta dhe ndihmën ekonomike, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokojë dot Tiranën.

“Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe shkollat e reja sepse s’keni argument me shkollat e reja që po ndërtohen sot në Astir. Ne do i ndërtojmë përsëri. Çdo gjë që prishni humbisni 1% të votave, kaq ju them unë që merrem kaq vite me këtë punë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj paralajmëroi opozitën se kjo sjellje do i çojë ata sërish në humbje në zgjedhjet e ardhshme. “E kuptoj se silleni kështu nga halli por jeni më të mirë se kaq. Qytetarët duan që ne të punojmë dhe jo që t’i bini daulles. I keni rënë daulles ka kaq kohë, i lodhët njerëzit, i lodhët. Do takohemi përsëri në maj, do keni humbur përsëri dhe do thoni pse humbëm. Arsyeja pse humbni është se bëni të njëjtën gjë”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?