Opozita thirrjen e fundit ndaj qytetarëve: Të gjithë për Kosovën në 28 nëntor

 

Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë më 28 nëntor në Prishtinë kundër marrëveshjeve atë të Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Pas një takimi liderët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën thanë se qeveria po rrezikon dhe po dëmton Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ymeri: Të gjithë qytetarët e Republikës që do të vijnë në shesh do ta kenë një kërkesë dhe një porosi të qartë dhe ajo është që Republika e Kosovës është e pacënueshme, Republika e Kosovës nuk është e ndashme dhe territori i Republikës së Kosovës nuk mund të falet”.Limaj: Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës të ndërpresë këtë lojën, e ashtu quajturve diskutimeve të supozuar sepse tashmë edhe çdo fëmijë po e kupton që këto blofe të rrejshme sepse ata po frikohen vetëm prej qytetarëve, sepse këta nuk mund t’i frikësojnë qytetarët më tutje, të fillojnë të sillen si burrë shtetas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haradinaj: E dimë që pas bore stabilizohet moti , ne mendojmë që pas ditës së nesërme do të stabilizohet edhe Kosova.

Tre liderët e opozitës thanë se protesta do të jetë paqësore dhe 1 mijë persona janë angazhuar për ruajtjen e rendit.

Ndërkohë krerët e mazhorancës bënë thirrje që opozita të anulojë protestën për të lejuar qytetarët të festojnë ditën e pavarësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?