Ora 22.00/Mbi 200 tifozë holandezë përleshen në Tiranë me shkopinj me policinë

Në rrugën “Mustafa Matohiti” ndodhen 200 tifozë holandezë me shkopinj dhe gurë, të cilët janë përleshur me policinë. Një efekt policie ka mbetur i lënduar. Tifozat hollandezë të pirë kanë marrë rrugën për të shkuar te stadiumi Air Albania ku ndodhen tifozat italianë që ti rrahin.

Më herët një qytetar mbeti i plagosur pasi u dhunua fizikisht nga tifozët, prapë holandezë, në zonën e 9-katësheve në Tiranë. 8 tifozë u shoqëruan nga policia, ndërsa 45-vjeçari shqiptar u dërgua në spital për ndihmë mjekësore ku thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk kanë fund ngjarjet me tifozët mbrëmjen e sotme. Pas tifozëve të Feyenoordit, tashmë janë ata të Romës që janë konflikuar me policinë shqiptare mbrëmjen e sotme.

“Koha Jonë” ju sjell pamje ekskluzive nga përplasjet që kanë ndodhur ne rrugën “Sami Frashëri”. Tifozët italianë nuk i kanë kursyer as shishet e qelqit.

SHKARKO APP