Ora, vendi dhe rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

Edhe pse Partia Demokratike nuk i njeh 4200 firmat që Sali Berisha i mori nga anëtarët, ish-kryeministri ka ndarë përmes një postimi në facebook detaje të reja për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Berisha ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar të mblidhet në orën 10:00 në datën 11 dhjetor te Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Gjithashtu ka publikuar edhe rendin e ditës në mbledhjen e Kuvendit, ku mes të tjerash do të ketë edhe votim për ndryshime statutore mbi bazën e propozimeve të anëtarëve të Këshillit.

SHKARKO APP