Organizata prestigjioze “Europa Nostra”: Kundërshtojmë prishjen e Teatrit Kombëtar Shqiptar

Organizata prestigjioze “Europa Nostra” ka reaguar përmes një deklaratë urgjente lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në twitter, “Europa Nostra” e cila e ka renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë, shkruan se godina duhet të mbrohet me ligj kombëtar dhe nga shoqëria.

“Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së’-shkruhet në faqen zyrtare në twitter të kësaj organizate, ku ndër të tjera përdoren hashtag si ‘vlerë europiane’, apo ‘sundimi i ligjit’.”

Image

Në listën e atyre që Europa Nostra u ka tërhequr vëmendjen duke u bërë tag janë disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim:

David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?