OSBE: Dhe sa vite ju duhen që të bëni një shtet demokratik?
“Edhe sa duhet që të përmbushet program ambicioz për një shtet demokratik?”
Një pyetje të tillë e parashtroi sot ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, në simpoziumin “Shqipëria pas Komunizmit” ku u mblodhën përfaqësues ndërkombëtarë rreth një tryeze.
Sipas tij, 25 vite janë pak në histori, por shumë në jetën e një individi.
“Në fillim të viteve ‘90 ndërkombëtarët dhe sikundër shqiptarët ishin të bindur se një 10-vjeçar do të mjaftonte për të ndërtuar një sistem demokracie dhe ekonomi tregu funksionale.
Mbi 2 dekada më vonë kemi edhe shumë për të bërë. 25 vjet mund të mos tingëllojnë shumë në terma historikë. Ndërtimi i një demokracie dhe ekonomia tregu nga hiçi në vetëm 25 vjet duket ambicioze, veçanërisht duke pasur parasysh nga ç’pikë u nis vendi, por në jetën e një individi25 vjet janë shumë. Kjo mospërputhjemund të jetë një prej arsyjeve që nxisin pyetjen me të cilën vijojmë të përballemi edhe sot, pyetjen kuptueshmërisht të paduruar: Edhe sa duhet për të përmbushur programin ambicioz për të përvetësuar kulturën e debatit demokratik, respektimin e shtetit të së drejtës për të konsoliduar mirëqënien sociale dhe ekonomike dhe për të siguruar konkurrencën e ndershme të tregut. Si mund të përshpejtojmë procesin në mënyrë që popullsia të fitojë besim në të ardhmen e vendit?”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

