OSBE: Ndërmerrni hapa të bashkërenduar për përfshirjen e minoriteteve

Prezenca e OSBE­së bëri thirrje për hapa të bashkërenduara për përfshirjen e minoriteteve.

Në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE­së në Shqipëri, Robert Wilton, bëri thirrje për përpjekje të bashkërenduara për të përmirësuar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Ai vuri theksin te Raporti i Veçantë i Avokatit të Popullit për Minoritetet, si një kontribut i rëndësishëm për të përmirësuar përfshirjen e minoriteteve në Shqipëri, në dritën e dialogut të gjerë që tashmë ka nisur.

“Ne të gjithë e kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur identiteti i minoriteteve përdoret për përçarje dhe diskriminim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkundrazi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe integrimi kuptimplotë i minoriteteve janë faktorë që ndihmojnë në ndërtimin e shoqërive demokratike, të qëndrueshme dhe plot jetë. Është e mundur që të respektohet dhe kremtohet identiteti i minoriteteve dhe në të njëjtën kohë, të bëhet pjesë e një shteti të fuqishëm e të qëndrueshëm; kjo është e mundur dhe pozitive”, u shpreh Wilton.

Swiss Digital Mobile Reklama

OSBE-­ja, përmes Prezencës në Shqipëri dhe institucionit të Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare, ka mirëpritur hapat e Shqipërisë në drejtim të konsolidimit të stabilitetit në rajon dhe të kohezionit në vend.

Në këtë kontekst, ngritja e një grupi pune ndërinstitucional për të vlerësuar kuadrin ligjor dhe politikat për minoritetet është një zhvillim pozitiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?