OSBE PA cakton Bushatin si Përfaqësues Special për Kaukazin e Jugut

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së si Përfaqësuesi Special për Kaukazin e Jugut.
Asambleja Parlamentare e OSBE, njofton se Bushati do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të vecantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.
Bazuar në vlerat dhe parimet e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, Bushati ka si detyrë të marrë në konsideratë mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifkimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike.
Si Përfaqësues Special për Kaukazin Jugor, Bushati do të punojë ngushtë me kryesinë dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, grupin e Misnkut, si dhe Përfaqësuesin Personal të Kryetarit të Zyrës për Konfliktin e Trajtuar nga Grupi i Minskut si dhe të ndjekë zhvillimet në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës.
Mandati i z.Bushati përfundon në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bukuresht, në korrik të 2021-shit.

SHKARKO APP