OSBE: Shpërthimet, dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e dhunës
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës”, thuhet në deklaratën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, lidhur me shpërthimet e sotme në Tiranë.
Duke shtuar se aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike.
“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t’u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t’i hetuar plotësisht këto akte dhe për të identifikuar e vënë përpara drejtësisë përgjegjësit”, përfundon deklarata e OSBE-së.