Oxford dhe Reuters Institute “shuplakë” Ramës për median: Miratoi dhe ligje drakoniane

Kryeministri Edi Rama

Reuters Institute dhe Oxford University kanë publikuar raportin mbi situatën e media në të gjithë Evropën duke theksuar faktin se kjo e fundit është nën sulm të vazhdueshëm në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Në raport përmendet dhe Shqipëria ku vihet theksi të gjuha përbuzëse dhe intimiduese e kryeministrit të vendit, Edi Rama i cili jo rrallë i ka quajtur mediat dhe gazetarët ‘kazan’.

Edhe e shumëpërfolura paketë ‘Antishpifje’ ceket në raport duke e quajtur si nismë ligjore ‘drakoniane’.

“Në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama u referohet gazetarëve shpesh si kosh mbeturina (kazan), ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, u referohet mediave si “të kapur dhe të blerë”. Çuditërisht, Shqipëria sapo ka miratuar një seri drakoniane ligjesh anti-shpifje që lejojnë agjencitë qeveritare të dëgjojnë ankesat në lidhje me faqet e lajmeve, të kërkojnë tërheqje të tyre, të vendosin gjoba dhe të pezullojnë veprimtarinë e tyre”, thuhet në raport.

SHKARKO APP