Pa konsensus mes palëve, Kodi Zgjedhor kalon sot për votim në Kuvend

Kuvendi sot do të votojë ndryshimet kushtetuese të reflektuara në Kodin Zgjedhor, me të cilat do të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvend do të kalohet drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve disa ditë më parë, teksa parashikohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, prag 1% për partitë e koalicionet si dhe një listë që PS pretendon se është e hapur, por që në fakt është e mbyllur.

Ndërkaq do të ketë dhe një favorizim të kryetarit të partisë pasi do të mund të kandidojë në 4 zona zgjedhore.

Mazhoranca duket e vendosur të miratojë sot këto ndryshime, teksa Opozita e Bashkuar e refuzon kategorikisht teksa e quan si një prishje të dy marrëveshjeve të janarit dhe 5 qershorit ku u arrit konsensusi për Reformën Zgjedhore.

SHKARKO APP