PAA, Duka: Vota deformohet me lista të mbyllura, dakord me Metën

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se mbështet deklaratën e kreut të Kuvendit për lista të hapura në zgjedhje.

Duka: Unë e përshëndes zt.Meta për kërkesën e tij. Unë gjykoj se vota deformohet me lista të mbyllura. Njerëzit fshihen mbas listave. Në një far mënyre bëhet emërim të deputetëve dhe jo zgjedhje të tyre.

Nëpërmjet listave të mbyllura kalohen deputetë që ndoshta nuk votohen. Listat e hapura sjellin edhe garë brenda partisë. Ndaj e përshëndes kërkesën e zt.Meta, sepse tregon se ka besim tek vetja. Tregon një far loje të hapura brenda vetes. Lista të mbyllura i duan ata që duan të diktojnë dhe të kenë pushtet. Listat e hapura janë shumë të mira dhe sjellin vërtetësish në Parlament ata njerëz që votohen nga populli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se ka kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor. I pyetur për numrin e deputetëve në Parlament, ai tha se nuk ishte dakord për uljen e tyren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka: Nuk mendoj se janë shumë. Kam dëgjuar zt. Meta që thotë janë shumë, këtu nuk jam dakord. Po të shikosh Parlamente të tjera kanë pak a shumë të njëjtin numër deputetësh. E para i tremben garës, sepse shumë eksponentë politikë të preferueshëm të kryetarit të partisë, mund të humbasin, e dyta, ai që është i pari i kësaj pune që bën listat humb një pjesë të pushtetit. Duke garuar nuk e ka më në dorë kryetari i partisë por e ka në dorë popullit që voton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?