PAA-Lidhja e Gruas Ambientaliste/Duka: Barazia gjinore, çelësi për sipërmarrje të suksesshme
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e parë të “Lidhjes së Gruas Ambientaliste” me temë “Të ecim sëbashku”. Në takim ishin prezente gra anëtare të LGA nga e gjithë Shqipëria.
Kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka, i cili përshëndeti takimin tha se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme. Ai tha se indiferentizmi i femrave ka krijuar shpesh herë terren për njerëz që nuk e meritojnë. Sipas Agron Dukës gruaja është një nga shtyllat kryesore të jetës dhe e tillë duhet të jetë edhe në vendimmarrjen politike.
“Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, besoj se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme. Prandaj në mënyrë që të të kultivojmë një platfomë nga ku mund të ndajmë bashkarisht ide dhe të ndërtojmë marrëdhënie të reja, është e domosdoshme pjesëmarrja juaj në politikë. Nëpërmjet jush ne duhet të përcjellim besim që figura e gruas në Partinë Agrare Ambietaliste do të ketë mundësi për të punuar dhe vepruar në interes të qytetarëve. Po të kërkoni 100% të kontributeve tuaja do të ishit 100% në qeveri, 100% kudo, do të ishit 100% administratore dhe pronare të bizneseve të ndryshme. Indiferentizmi shpersh here nga ana juaj i jep terren njerëzve që nuk e meritojnë dhe nuk besoj se përfitohet gjë duke evidentuar dhe duke thënë që s’na hapet dera”, tha Agron Duka.
Në fjalën e saj në këtë takim kryetarja e LGA, Aelita Mani u shpreh se femrat duhet të jenë të bashkuara për t’i thënë jo ndotjes së ambientit, jo importit të plehrave dhe jo vrasjes së ëndërrave të të rinjve.
“Së bashku ta ngremë më fort zërin për t’i thënë “Jo ndotjes së mjedisit dhe importit të plehrave”, për të mos lejuar institucionet shtetërore të luajë dhe të vrasin ëndërrat e të rinjve për t’u arsimuar siç ka ndodhur së fundmi me ligjin për pranimin në universitete. Për të kërkuar që qeveria të hapë vende pune dhe të ndalojë mbulimin e vendit me kanabis. Për kërkuar që jeta jonë të jetë më e qetë dhe sigurt dhe jo e kërcënuar”, tha Aelita Mani.
Në aktivitet nuk munguan elementet artistikë siç ishin interpretimet e këngëtareve Myfarete Laze dhe Kejsi Tola.

![]()
KOHA JONË SONDAZH

