PAA: Qeveria të jap paketën e tretë ekonomike për bizneset dhe të papunët
Partia Agrare Ambientaliste kërkon nga qeveria që të programojë paketën e tretë ekonomike për përballimin e efekteve të koronavirusit në ekonomi.
“Paketa e tretë për të papunët, të varfrit dhe bizneset është e domosdoshme. Partia Agrare Ambientaliste (PAA) bazuar në gjendjen tepër të vështirë të bizneseve, të papunëve dhe të varfërve, i apelon qeverisë Rama dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të miratojnë pa vonesë, me trasparencë të plotë dhe me tregues të matshëm paketën e tretë e cila duhet që të konkretizojë ndihmën, kohezionin dhe solidaritetin social.Paketa e tretë duhet të jetë e mirë studiuar, të targetojë sa më mirë përfituesit konkretë si edhe të reduktojë dhe eleminojë difektet e dy paketave të mëparshme”,- thuhet në një deklaratë për mediat të PAA.
Gjithashtu, PAA shprehet se “paketa e tretë duhet qartësuar sa më mirë për përfituesit dhe ofruesit e saj. Ajo nuk mund të jetë sporadike, nuk duhet ketë fokus propagandistik dhe ndjesi euforike”.
KOHA JONË SONDAZH

