Pacientët kurohen jashtë spitalit, Vangjel Tavo: Kjo është tragjike! Ku është shëndetësia falas?

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për situatën para spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku pamjet e mediave tregojnë se nuk ka më vend për pacientë dhe të sëmurët po kurohen jashtë.
Në një postim në Facebook, Tavo shprehet se institucionet duhet të marrin masa urgjente për qytetarët, ndërsa shton se pamjet nga spitalet janë dështimi më i madhe i premtimeve të kësaj qeverie.
“Ku është Shëndetësia Falas? Ky është skandal. E papranueshme që qytetarët të braktisen në këtë mënyrë. Kjo është tragjike. Shteti ka dështuar”,- shkruan Vangjel Tavo në një reagim në Facebok.

SHKARKO APP